BallinaLajmeU kontrabandua nga Serbia, Dogana zbulon 1000 litra etanol në Prizren

U kontrabandua nga Serbia, Dogana zbulon 1000 litra etanol në Prizren

Të ngjajshme

Bordi i Transparencës në Shqipëri rrit çmimin e naftës dhe të benzinës

Bordi i Transparencës në Shqipëri ka vendosur sërish rritjen...

FFK publikon prapaskenat nga fitorja historike ndaj Sllovakisë

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një video...

“Behind the Scenes”: Dardanët zbulojnë prapaskenat e fitores epike ndaj Sllovakisë

Një rrugëtim i paharrueshëm është sjellë për publikun përmes...

Dogana e Kosovës ka njoftuar se njësitë antikontrabandë kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme etanoli (alkool i koncentruar 96%) në rajonin e Prizrenit, duke parandaluar shmangien e detyrimeve fiskale në vlerë mbi 6 mijë euro.

Bëhet e ditur se alkooli u zbulua në dy raste të ndara.

“Gjatë kontrollit në terren, njësitet antikontrabandë kanë ndaluar një automjet transportues, ku gjatë kontrollit janë gjetur 500 litra etanol (alkool 96%) pa dokumentacion përkatës përcjellës. Personat e përfshirë nuk kanë poseduar dokumentacion që dëshmon origjinën e rregullt të mallit, importin legal apo pagesën e taksave doganore.

Pas ndalimit të automjetit, janë ndërmarrë veprime të menjëhershme operativ-hetimore dhe kontrolle shtesë në lokacione të dyshuara. Si rezultat i këtyre veprimeve profesionale dhe koordinimit operacional, është arritur të zbulohet edhe një sasi tjetër prej 500 litrave etanol (alkool 96%), e fshehur në garazhin e një shtëpie në të njëjtin rajon”.

“Sasia e përgjithshme e zbuluar arrin në 1000 litra etanol (alkool i koncentruar 96%), për të cilën dyshohet se ka origjinë nga Serbia dhe për të cilën nuk është paraqitur asnjë dokumentacion që dëshmon origjinën, importin e rregullt apo pagesën e detyrimeve fiskale. E gjithë sasia është sekuestruar nga Dogana e Kosovës.

Bazuar në llogaritjet fiskale, kjo sasi përfaqëson shmangie nga pagesa e akcizës, taksave doganore dhe TVSH-së në vlerë rreth 6,260 euro, duke shkaktuar dëm të drejtpërdrejtë në buxhetin e Republikës së Kosovës dhe konkurrencë të padrejtë në treg.

Rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt hetimore në koordinim me institucionet kompetente dhe do të ndërmerren të gjitha veprimet ligjore ndaj personave të përfshirë, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz