BallinaLajmeU fotografua me politikanë duke festuar për Kosovën, Prokuroria e Prishtinës deklarohet...

U fotografua me politikanë duke festuar për Kosovën, Prokuroria e Prishtinës deklarohet për kryeprokurorin Gashi

Të ngjajshme

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka reaguar përmes një sqarimi publik lidhur me praninë e kryeprokurorit Zejnullah Gashi në ndeshjen futbollistike ndërmjet Sllovakisë dhe Kosovës, e zhvilluar së fundmi.

Sipas njoftimit, Kryeprokurori Gashi ka qenë i pranishëm në stadium për të ndjekur këtë aktivitet sportiv publik, shkruan IndeksOnline.

Në tribunën ku ai ishte ulur, ndodheshin edhe përfaqësues të institucioneve të vendit si dhe të subjekteve politike, të cilët kishin zënë vendet sipas biletave të siguruara më herët.

Prokuroria thekson se fotografia e publikuar në media paraqet vetëm një moment të rastësishëm gjatë atmosferës festive në stadium, ku tifozët po ndiqnin nga afër këtë ngjarje sportive.

Mes të tjerash, në deklaratën zyrtare të Prokurorisë Themelore të Prishtinës shkruan:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes këtij sqarimi për media, thekson se Kryeprokurori i kësaj prokurorie, z.Zejnullah Gashi, ka qenë dje i pranishëm në stadium për të ndjekur ndeshjen futbollistike Sllovaki- Kosovë, një aktivitet sportiv publik.

Në tribunën ku ka qenë i ulur Kryeprokurori Gashi, në të njëjtën hapësirë kanë qenë të ulur edhe përfaqësues tjerë të insititucioneve të vendit si dhe te disa subjekteve politike ashtu siç edhe i kanë pasur biletat.

Fotografia e publikuar paraqet vetëm një moment të rastësishëm festiv të të gjithë kosovarëve që kanë qenë të pranishëm në stadium duke përcjellë nga afër këtë ngjarje sportive dhe në asnjë mënyrë nuk lidhet me ndonjë takim të planifikuar apo afërsi personale të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, z. Zejnullah Gashi, me ndonjërin nga personat e pranishëm në atë hapësirë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz