back to top
Wednesday, July 23, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditU akuzua për “tradhti”, Obama reagon ashpër ndaj Trumpit

U akuzua për “tradhti”, Obama reagon ashpër ndaj Trumpit

Të ngjajshme

Kosova ndalon importin e derrave dhe produkteve të tyre nga Kroacia

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka marrë vendim...

Kushtetuesja thotë se po i shqyrton lëndët e PDK’së e LDK’së për veprimet e Deharit

Gjykatës Kushtetuese të Kosovës i janë grumbulluar disa lëndë...

Çalhanoglu shuan zërat për një largim nga Interi

Hakan Çalhanoglu megjithatë duket se do të qëndroj te...

Tottenham “teston” Real Madridin për Rodrygon

Tottenham Hotspur janë futur në garë për të siguruar...

Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar paraardhësin e tij, Barack Obama, për “tradhti”, duke pretenduar se ish-presidenti kishte komplotuar për të sabotuar presidencën e tij në vitin 2016, përmes lidhjeve të supozuara me ndërhyrjen ruse në zgjedhje.

“E provuan të na vidhnin zgjedhjet,” deklaroi Trump nga Shtëpia e Bardhë, duke shtuar: “Obama është kapur në flagrancë. Është fajtor. Kjo është tradhti, çdo fjalë që mund të mendoni”.

Komentet e tij erdhën, ndërsa priste presidentin e Filipineve, Ferdinand Marcos Jr, në Zyrën Ovale. Trump i referohej një raporti të publikuar të premten nga drejtoresha Kombëtare e Inteligjencës, Tulsi Gabbard, e cila akuzon Obamën dhe ekipin e tij të sigurisë kombëtare për një “grusht shteti shumëvjeçar ndaj presidentit Trump”. Demokratët i kanë hedhur poshtë këto akuza si të pavërteta, shkruan A2 CNN.

Zëdhënësi i Obamës, Patrick Rodenbush, reagoi duke thënë se kjo ishte një përpjekje e dobët për të shmangur vëmendjen nga temat reale. “Këto pretendime janë të çuditshme, të pakuptimta dhe thjesht një përpjekje për të shpërqendruar opinionin publik nga problemet që përballet vendi”, tha ai.

Raporti i Gabbardit përmbante email-e të deklasifikuara që sugjeronin se ekipi i Obamës kishte shtypur gjetje që tregonin se Rusia nuk kishte ndikuar drejtpërdrejt në infrastrukturën zgjedhore të SHBA-së. Megjithatë, dokumenti nuk ndryshon përfundimin e gjerë të komunitetit të inteligjencës amerikane se Rusia kishte ndërhyrë për të ndihmuar fitoren e Trumpit në vitin 2016. 

- Advertisement -

Të Fundit