Twitter i dha përdoruesve të tij një “dhuratë” të mbushur me emoji.
Kompania e përditësoi faqen e saj të enjten me suport për 72 karakteret e reja Emoji pjesë e përditësimit të Unicode 9.0 që u publikua në qershor.
Përditësimi përfshin 72 karaktere të reja të shpallura më herët këtë vit, ku përfshihet proshuta, avokadoja, selfie, uiski dhe karaktere gazmore. Mbështetja për emoji-it e reja nuk është lançuar ende për iOS apo në shumicën e sistemeve të tjera operative kështu që përdorimi i karaktereve të reja do të marrë disa hapa shtesë.
Mënyra më e lehtë për përdorimin e tyre është që të kopjoni dhe të vendosni karakterin që ju dëshironi të përdorni nga tastiera Emoji apo nga faqet e internetit Emojipedia. Nga atje, ju mund ti vendosni ato në tweets. Kur ju i vendosni ato në dritaren tuaj, ato do të mund të shfaqen si kuti, por do të vendoset në faqen e Twitter pasi tweet është postuar, raporton TechSot.Al
Twitter është një ndër kompanitë e para që ka filluar mbështetjen e karaktere të reja Emoji, të cilat pritet të vijnë në iOS, Android dhe platforma të tjera në javët dhe muajt e ardhshëm.