Twitter bëhet televizion
Twitter bëhet një televizion. Mikroblogu i postimeve ka bërë marrëveshje me 16 editoriale, përfshi Bloomberg, BuzzFeed, NBA dhe Live Nation për transmetimin direkt të përmbajtjeve të tipologjive të ndryshme, 24 orë në ditë.
Kjo lëvizje, gjithnjë e më e përfolur këto ditët e fundit, tregon interesin gjithnjë e më të madh të platformës për videot dhe transmetimin, sektor ku duke nisur që nga Facebook, po impenjohen të gjithë gjigantët e teknologjisë.
Sipas të dhënave të tremujorit të fundit, Twitter ka regjistruar më shumë se 800 orë përmbajtje ‘live’ me një numër shikuesish prej 45 milionë përdorues unik.

Lexo edheTelefoni më i ri nga BlackBerry
“Me këto përmbajtje të reja duam t’i ofrojmë më shumë gjëra përdoruesve, më shumë të ardhura editorëve dhe u japim mundësi kompanive të kenë më shumë publik”, shpjegon shoqëria.
/ Top Channel














