Turqia thyen rekord për prodhimin e arit në vitin 2019

Prodhimi i arit në Turqi theu rekord në vitin 2019 duke arritur nivelin e tij më të lartë në historinë e Turqisë, bëri të ditur sot Shoqata Turke e Minatorëve të Arit (AMD).
Turqia me prodhimin e arit filloi në vitin 2001 kur prodhimi ishte 1.4 ton. Ky nivel u ngjit në mënyrë të qëndrueshme për të arritur një rekord të lartë prej 33.5 ton në vitin 2013 kur 7.500 njerëz ishin të punësuar në sektorin e prodhimit të arit në vend.
Prodhimi i arit në Turqi ra nga në periudhën 2014 -2017, por u ngjit në 27.1 ton në vitin 2018 dhe u rrit me rreth 40 për qind nga ky vit duke arritur në 38 ton në vitin 2019, sipas të dhënave të AMD.
“Këtë vit, prodhimi i arit vlerësohet të rritet mbi 45 ton për të arritur një rekord të ri të nivelit të lartë”, tha kryetari i AMD, Hasan Yucel në një deklaratë.
Yucel tha se Turqia prodhoi një total prej 338 ton ar midis viteve 2001-2019, por bazuar në studimet shkencore, ekzistojnë rezerva potenciale prej 6.500 ton, nga të cilat deri më tani janë nxjerrë 1,100 ton.

Lexo edheU braktis nga gruaja kur humbi paratë/ Shihni si ka përfunduar ish-bosi i minierave të arit (FOTO)
Ndërsa në sektorin prodhues të arit në Turqi sot janë punësuar rreth 10,000 njerëz, sipas Yucel, prodhimi vendas i arit gjithashtu mund të japë një kontribut më të madh në ekonomi duke ulur deficitin e llogarisë rrjedhëse.
“Importimi i 140-160 tonë ar çdo vit krijon një deficit prej 7-8 miliardë dollarë. Turqia mund të fshijë me lehtësi 60 për qind të kësaj në vitet e ardhshme, sepse ajo ka potencialin, teknologjinë dhe njohuritë”, shpjegoi ai.
Yucel potencoi se Turqia është një nga vendet më të mira në botë përsa i përket blerjeve të arit për frymë.
Importet e arit të Turqisë ishin në 202 tonë në vitin 2018, sipas të dhënave të AMD./Gazeta Sinjali/














