back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeTurqia reagon ashpër pas sulmit në Katar: Izraeli e ka përvetësuar terrorizmin...

Turqia reagon ashpër pas sulmit në Katar: Izraeli e ka përvetësuar terrorizmin si politikë shtetërore

Të ngjajshme

Shqipëria fiton, ngjitet mbi Serbinë që u shkatërrua nga Anglia

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një fitore minimale kundër...

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria amerikane, jo nga Izraeli

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj...

Laçi: Shpresoj të shënojmë ndaj Serbisë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi ka folur...

 Nedim Bajrami: Ndaj Serbisë hyjmë për tri pikë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, ka folur...

Ministria e Jashtme e Turqisë tha se dënon sulmin e Izraelit në Doha, duke shtuar se kjo tregon se Izraeli kishte adoptuar “politika ekspansioniste në rajon dhe terrorizmin” si politika shtetërore.

“Synimi i delegacionit negociues të Hamasit ndërsa bisedimet për armëpushim vazhdojnë tregon se Izraeli nuk synon të arrijë paqen, por përkundrazi të vazhdojë luftën”, tha Ministria në një deklaratë.

“Kjo situatë është provë e qartë se Izraeli ka përqafuar politikën e tij ekspansioniste në rajon dhe terrorizmin si një politikë shtetërore”, thuhen më tej në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Turqisë.

Kujtojmë se ditën e sotme Izraeli kreu një sulm në kryeqytetin Doha të Katarit, ku synoi goditjen e disa krerëve të lartë të Hamasit.

Nga sulmet krerët e Hamasit arritën të mbijetonin, por viktimë mbeti djali i njërit prej udhëheqësve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz