back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaBotëTurqia i kërkon sqarime Gjermanisë për pengimin e fjalimit të Erdoanit

Turqia i kërkon sqarime Gjermanisë për pengimin e fjalimit të Erdoanit

Të ngjajshme

IKD: Mungesa e llogaridhënies publike ka cenuar parimet e qeverisjes së mirë

“Llogaridhënia përballë Skandaleve Qeveritare” është raporti që ka publikuar...

Fushata e partive në Gjermani, ambasada gjermane del me njoftim

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se aktivitetet...

Ndalohet i dyshuari në Podujevë për kontrabandë të kafshëve nga Serbia

Një rast i kontrabandës me kafshë është zbuluar dje...

Intervenojnë ekipet, në këto zona të Prishtinës do të ketë reduktime uji

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në...

Rozeta Hajdari i ikë drejtësisë, nuk paraqitet para Gjykatës

Ministrja në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari...

Zëvendëskryeministri Numan Kurtullmush tha të hënën në pauzën e mbledhjes së qeverisë se nga i Ngarkuari me Punë i Gjermanisë në Ankara është kërkuar të sqarojnë përse është penguar pjesëmarrja e Presidentit Erdoan me telekonferencë në mitingun e Këlnit.

Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë arriti të marrë vendim brenda një dite për të mos-lejuar lidhjen e Presidentit (Erdoan) me telefkonferencë në mitingun e Këlnit, ndërkohë që për vite të tëra nuk i dhënë dot zgjidhje gjyqit të NSU-së (një celulë terroriste neonaziste, nacionalsocialistët e nëndheshëm ose i njohur ndryshe si ilegaliteti nacionalsocialist), e cila ka vrarë 10 persona, nga të cilët 8 kanë qenë turq. Drejtësia gjermane qenka për “Marshallah”, tha Zëvendëskryeministri Numan Kurtullmush (Numan Kurtulmuş) në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në konferencën e shtypit mbajtur sot paradite në pauzën e mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Kurtullmush u rikujtoi gazetarëve se në çdo vend të botës liderët që duan ti drejtohen diasporës së vendit të tyre marrin pjesë në aktivitetet e diasporës ose gjatë vizitave, ose me telekonferencë. Edhe Presidenti Erdoan këtë metodë e ka përdorur edhe më parë.

Pjesëmarrja e Erdoanit (me telekonferencë) në mitingun e të dielës në Këln të Gjermanisë ishte penguar nga Gjykata Kushtetuese e këtij vendi,- u shpreh Kurtullmush. “Në qoftë se puna qëndron kështu, atëherë përse e keni lejuar më parë një gjë të tillë”,- shtoi ai.

“Duket hapur që kemi të bëjmë me një standard të dyfishtë. Nuk arrijmë ta kuptojmë përse autoritetet gjermane, të cilat me çdo rast flasin për demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Turqi dhe në vende të tjera, kanë penguar pjesëmarrjen në një miting të ligjshëm dhe demokratik”,- theksoi Zëvendëskryeministri Kurtullmush.

“Dua të shpreh atë që ky vendim nuk ka asnjë anë të arsyetueshme dhe racionale”, nënvizoi ai.

Zëvendëskryeministri Kurtullmush sqaroi se i Ngarkuari me Punë në Ambasadën gjermane në Ankara është thirrur për sqarime në selinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme (për arsyen se Ambasadori Martin Erdman në fundjavë ndodhej jashtë kryeqytetit).

Këtë çështje ne e trajtojmë me kujdes dhe i shikojmë në aspektin e marrëdhënieve turko-gjermane, nënvizoi Kurtullmush.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz