BallinaTurqia e gatshme të mbështes sistemin e drejtësisë në Kosovë

Turqia e gatshme të mbështes sistemin e drejtësisë në Kosovë

Të ngjajshme

Rama njofton punimet në një prej rrugëve kryesore të Kryeqytetit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për vazhdimin...

“Ndaloni sulmet”/ Hamasi ka një thirrje për Iranin

Hamasi ka bërë një thirrje të papritur ndaj Iranit,...

Liverpooli mund të detyrohet ta shesë Wirtzin, thotë ish-lojtari i Premierligës

Liverpoolit i është thënë se mund të detyrohet ta...

Kurti mbledh kabinetin: Për dy ditë rresht zotimet do t’i bëjmë program qeverisës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka...

Ndërhyrje “horror” nga Jackson, ndëshkohet me karton të kuq

Ylli i Bayernit, Nicolas Jackson ka marrë vëmendje në...
Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, znj. Songul Ozan e cila fillimisht e ka uruar Ministrin Kuçi për mandatin e ri si Ministër i Drejtësisë.
Gjatë takimit është vlerësuar bashkëpunimi i deritanishëm në fusha të rëndësishme, në mes tyre dhe mbështetjen që Turqia ka dhënë për sistemi i drejtësisë në Kosovë.
Ministri Kuçi e ka njoftuar Ambasadoren Ozan lidhur me hapat që ka ndërmarrë Ministria e Drejtësisë në koordinim me institucionet e tjera të drejtësisë, për realizimin e reformave të reja legjislative në sistemin e drejtësisë me qëllim të rritjes së transparencës dhe efikasitetit të gjyqësorit. Ndryshimet e planifikuara kanë për qëllim të reformojnë edhe sistemin e edukimit ligjorë në Kosovë, fushë kjo në të cilën Qeveria Turke vazhdimisht ka mbështetur institucionet e Kosovës përmes projekteve të ndryshme.
Ambasadorja Turke, në anën tjetër ka ri-konfirmuar që Qeveria Turke është e gatshme të vazhdojë të mbështesë konsolidimin e infrastrukturës ligjore dhe fizike të gjyqësorit në Kosovë, konkretisht të ndihmojë në ndërtimin e objektit të Institutit Gjyqësor të Kosovës respektivisht ‘Akademisë së Drejtësisë’ si një ndër projektet e planifikuara nga Qeveria e Kosovës.
Ministri Kuçi është shprehur se mirëpret çdo mbështetje të mëtejshme në drejtim të thellimit të bashkëpunimit përmes projekteve mbështetëse nga Turqia.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz