Forcat turke të sigurisë vazhdojnë të ndërtojnë murrin prej betoni përgjatë kufirit me Sirinë, projekt ky që pritet të përfundojë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Një ekip i AA-së ka vizituar lokacionin në qarkun Suruc në provincën Sanliurfa, ku forcat turke dhe shërbimet komunale janë duke ndërtuar murin e gjatë tre dhe të gjerë dy metra.

Forcat turke të sigurisë janë duke ndërmarrë masa të rrepta sigurie në kufirin turko-sirian, ndërkohë që muri është njëra nga këto masa.

Qëllimi i projektit është të krijojë sigurinë dhe të parandalojë kontrabandën dhe kalimin e paligjshëm përgjatë kufirit prej 900 kilometrash turko-sirian.