BallinaBotëTurqi, Binali Yıldırım fillon procesin e riformatimit të Qeverisë

Turqi, Binali Yıldırım fillon procesin e riformatimit të Qeverisë

Të ngjajshme

Mesazhi i madh i Harry Bajraktarit nga Amerika për djemt e Kosovës

Aktivisti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Harry...

Zhduket një 76-vjeçar nga Fushë Kosova, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Një person nga Fushë Kosovë është zhdukur dhe familjarët...

OKB: Dy paqeruajtës të vrarë në Liban

OKB-ja thotë se dy paqeruajtës u vranë në jug...

Kaderi shfaqet ‘hot’ në këtë veshje provokuese

Ish-barorja e Big Brother Vip Kosova, Kader Kicaj po...

Pas mbajtjes së kongresit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) filloi edhe procesi për krijimin e qeverisë së 65-të.

Sipas procedurës fillimisht Kryeministri Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu) shkoi në Pallatin Presidencial dhe i paraqiti letrën e dorëheqjes Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Mysafiri i radhës në Presidencë ishte Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım), i cili të dielën u zgjodh kryetar i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Në këtë takim Erdoan theksoi se kabineti i ri i qeverisë duhet krijuar sa më shpejt dhe e ngarkoi Jëlldërëm me detyrën e formimit të qeverisë së re.

Binali Jëlldërëm këto ditë do të krijojë kabinetin e rij dhe do t’ia paraqesë për miratim Presidentit Erdoan, pastaj do të fillojë maratona e programit të qeverisë.

Programi i Qeverisë së 65-të fillimisht do të lexohet në seancën plenare të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë dhe pas diskutimeve duhet të marrë votëbesimin e parlamentit.

Ditën e parë të javës e ka nisur me një agjendë të ngjeshur edhe Këshilli Qendror Drejtues Vendimmarrës i rinovuar i AK Partisë (MKYK).

Këshilli (MKYK) sot do të mblidhet nën drejtimin e Kryetarit të ri, Binali Jëlldërëm dhe pritet të përcaktojë përbërjen e Këshillit Qendror Ekzekutiv të partisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz