back to top
Friday, October 17, 2025
BallinaOpinioneTurp kombëtar

Turp kombëtar

Të ngjajshme

Ky është 51-vjeçari që dyshohet se theri gruan dhe vajzën e mitur në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnatës në...

Turp kombëtar

Shkruan: Osman Stafa Partia Socialiste votoi sot kundër një rezolute...

Kosova bën bujë – radhitet shtatë pozita më lartë në FIFA

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar një rritje rekord në...

FSK me ushtrim fushorë “Ujku Shigjetë”

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), do të realizojë...

Rafuna ngre alarmin: Kosova mund t’i humbasë milionat e BE-së

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës ka ngre alarmin...

Shkruan: Osman Stafa

Partia Socialiste votoi sot kundër një rezolute që dënonte genocidin e Serbisë në Kosovë.

Deputetët e Partisë Socialiste, të cilët sot duhej të ishin zëri i nënave të Krushës, fëmijëve të Mejës dhe viktimave të masakrave serbe, u rreshtuan në heshtje me Beogradin.

Ironia është therëse:

Të njëjtët njerëz që sot bënin thirrje për të protestuar për krerët e UÇK-së, janë po ata që sapo votuan kundër një akti kombëtar, që mbronte dinjitetin e Kosovës.

Kjo nuk është politikë.

Kjo është pabesi.

Një goditje ndaj kujtesës kombëtare, ndaj çdo familjeje që ka varre të pambyllura në Kosovë.

Sot, kuvendi nuk foli në emër të Shqipërisë, foli në emër të heshtjes, frikës dhe servilizmit ndaj atyre që ende nuk e pranojnë krimin e tyre.

Historia do ta mbajë mend këtë ditë. Historia e Shqipërisë nesër do i kujtojë emër për emër të gjithë ata që sot, ngritën kartonin “kundër” një ngjarjeje që ka ndodhur 26 vjet më parë.

Historia do kujtojë, jo për ata që folën, por për ata që votuan kundër Kosovës, kundër genocidit që serbët kryen ndaj shqiptarëve të asaj ane.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz