back to top
Wednesday, February 18, 2026
BallinaLajmeTuristi maqedonas rrëfen çastet e frikës në Banjskë: Pamë njerëz të armatosur...

Turisti maqedonas rrëfen çastet e frikës në Banjskë: Pamë njerëz të armatosur në hotel

Të ngjajshme

Bashkë për Kosovën, Konjufca i afërm me familjen e Kadri Veselit

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca,...

Ftesa e Trump, Edi Rama niset drejt Washingtonit

Kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt Washingtonit, në...

Gucati nga Haga: Pres që këta burra të lirohen në muajin maj

Kreu i shoqatës së veteranëve të luftës së UÇK-së,...

Dua Lipa uron pavarësinë

Dua Lipa ka uruar për 18-vjetorin e pavarësisë së...

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka nisur dëshmia e shtetasit maqedonas Goran, i cili ka folur rreth anktheve që ka kaluar në ditën kritike, i cili ndodhej në Hotel “Ranjska Banjska”.

“Edhe më tej kam ankthe të tilla”, ka deklaruar ai.

Ai ka bërë të ditur se atë ditë ndodhej në Kosovë si turist.

Gorani ishte duke qëndruar në hotelin “Rajska Banjskë” si turist kur ka ndodhur sulmi i armatosur.

“Ne kemi ardhur me datën 22, të premten, unë, shoqja ime dhe fëmija im i mitur, motra dhe dhëndrri im. Ideja ishte që të pushojmë pak dhe ta vizitojmë manastirin”, tha ai.

Ai ka theksuar se vizita ka qenë private me familjen e tij.

“Në ditën kur ndodhën këto dredhi, dëgjoheshin gjuajtje, në mëngjes atë ditë pamë njerëz të uniformuar. Dhe një person ndodhej në hotel”, theksoi ai.

Prokuroria ka kërkuar që ta përshkruajë personin që ndodhej në hotel.

“Njerëzit që i pamë jashtë hotelit pamë dy veta me uniformë pa shenja, pa distinktiv dhe me armë ushtarake. Ai që ishte në hotel mund t’ia shihnim vetëm pushkën, kurse uniformën jo; ai po kërkonte diçka të ngjashme si batanijen”, ka deklaruar Goran.

Të Fundit

Sport

ShowBiz