Turistëve arabë në Pejë iu vidhet llaptopi dhe tre telefona, kapet i dyshuari
03

Lexo edheEdhe sot shumë nxehtë, temperaturat shkojnë deri në 38 gradë Celsius

Disa turistëve shtetas të Arabisë Saudite në Pejë iu vodhën një llaptop, tre telefona mobilë dhe gjëra të tjera personale.
Ata e kishin ndaluar njësinë e policisë tek vendi i quajtur “Te sharra” në Pejë, që ishin duke patrulluar, dhe kanë raportuar se nga vetura e tyre të cilën e kishin të parkuar personi i dyshuar kishte vjedhur.
Zyrtarët policorë së bashku me viktimat e rastit kanë gjurmuar njërin nga telefonat për lokacionin e tij.

Lexo edheEdhe sot shumë nxehtë, temperaturat shkojnë deri në 38 gradë Celsius
Policia i është vënë pas dhe kanë arritur që ta ndalojnë të dyshuarin në fshatin Qerim-Gjakovë ku gjatë kontrollimit të veturës nga Policia janë gjetur dhe konfiskuar:
Shtatëmijë ( 7000) franga zviceraneDyqind (200) euroTreqind e njëzet e gjashtë (326) dollar AmerikanTre (3) telefona mobilNjë (1) llap topNjë (1) palë syzeTri (3) paketime cigareNjë (1) parfum
Me urdhër të Prokurorit të shtetit gjësendet e vjedhura iu janë kthyer viktimave, ndërsa i dyshuari është dërguar në ndalim prej 48 orëve.