Të paktën 11 persona kanë vdekur pasi një autobus i rojeve presidenciale tuniziane shpërtheu.
Shpërthimi ndodhi në një rrugë kryesore të kryeqytetit Tunis, të Afrikës Veriore teksa po bartte rojet e presidences, sipas një zëdhëndësi të Ministrisë së Brendshme, transmeton Klan Kosova.
Autoritetet tuniziane, grupet e sigurisë dhe burimet presidenciale e kanë përshkruar shpërthimin si një sulm edhe pse ende nuk ishte e qartë se kjo ishte një bombë e kurdisur apo eksploziv i gjuajtur nga jasht në autobus.
Mes një klime të rritur të sulmeve terroriste thuhet se dyshimet vijn për militantët e Shtetit Islamik, edhe pse autoritetet tuniziane kanë rritur nivelin e sigurisë në kryeqytetin Tunis duke vendosur numër ushtarak jashtëzakonisht të lartë, transmeton Klan Kosova.