back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeLushtaku: Tubime të jashtëzakonshme në Kllodernicë, Kostërc e Kotorr

Lushtaku: Tubime të jashtëzakonshme në Kllodernicë, Kostërc e Kotorr

Të ngjajshme

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë kujton viktimat e Holokaustit: Angazhohemi për të vërtetën

Ambasada e Amerikës në Prishtinë ka përkujtuar 6 milionë...

Zhduket një vajzë nga Gjakova

Një femër raportohet të jetë zhdukur në Gjakovë. Ankuesi mashkull...

Arrestohet i dyshuari për dhunimin e një gruaje në Deçan

Një rast i dhunimit të një gruaje u raportua...

Partia Demokratike e Kosovës dega në Skenderaj ka mbajtur sot takime me turma të mëdha të qytetarëve në fshatrat Kllodernicë, Kostërc dhe Kotorr. Takimet janë pjesë e aktiviteteve të partisë për të promovuar programin e saj dhe për të kërkuar mbështetje.

Kryetari i Deges Sami Lushtaku ka shprehur entuziazmin e tij në faqen e tij në Facebook për mbështetjen që po tregojnë qytetarët për PDK-në.

Postimi i plote i Lushtakut: “Sot zhvilluam tubime të jashtëzakonshme në Kllodernicë, Kostërc e Kotorr, ku u pritëm me entuziazëm dhe mbështetje masive nga qytetarët e këtyre zonave.

Këto takime treguan edhe një herë besimin, përkushtimin dhe vullnetin e pathyeshëm që qytetarët kanë ndaj PDK-së dhe vizionit tonë për ta bërë Kosovën ma të mirë me Bedri Hamzën kryeministër.

Kështu me energji dhe entuziazëm do të vazhdojmë bashkërisht në çdo lagje e në çdo fshat për ta bërë fitoren tonë sa më të thellë me 9 shkurt!”

Të Fundit

Sport

ShowBiz