BallinaRegjionaleMitrovicëTubim protestues kundër arrestimit të Ramush Haradinajt

Tubim protestues kundër arrestimit të Ramush Haradinajt

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Të mërkurën, më 11.01.2017, në Mitrovicë do të mbahet tubim protestues kundër arrestimit të liderit të AAK-së dhe ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri i fton me këtë rast të gjithë qytetarët e komunës, e më gjerë që të mblidhen në ora 11:55 në sheshin “Isa Boletini”, mu pranë shtatores së këtij heroi, për të protestuar në mënyrë paqësore kundër arrestimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Arrestimi i ish-komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, ish kryeministrit të Kosovës dhe tash kryetarit të AAK-së, sipas flet- arresteve të montuara të Serbisë, është akt i shëmtuar dhe i padrejtë. Prandaj, ftoj qytetarët që të dalim e të protestojmë në mbështetje të Ramushit dhe kundër arrestimit të tij nga autoritetet franceze, sipas fletarrestimit të lëshuar nga shtetit i Serbisë”, ka thënë kryetari Bahtiri

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz