Tuesday, July 22, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditTualete publike e kontenjerë nëntokësorë, Përparim Rama jep mijëra euro për tenderin...

Tualete publike e kontenjerë nëntokësorë, Përparim Rama jep mijëra euro për tenderin e radhës (Dokument)

Të ngjajshme

Kryeqyteti ynë së shpejti do të furnizohet  me kontenjerë nëntokësorë. Kjo pasi komuna, e cila udhëhiqet nga Përparim Rama ka finalizuar kontratën e radhës  me tender.

Në të njëjtën kontratë është përfshirë edhe ndërtimi dhe furnizimi i kiosqeve dhe tualeteve publike.

Vlera e parashikuar për këtë kontratë, fillimisht  ka qenë 5,000,000.00 euro, shkruan IndeksOnline.

Tenderi në fjalë i është besuar operatorik ekonomik “Monting Sh.P.K”, me shumën prej 153,916.26 euro.

Tutje, bëhet me dije se kohëzgjatja e punimeve është paraparë të përfundojnë brenda 36 muajve./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit