Trusti ka një njoftim të rëndësishëm për tërheqjen e 10%, pas dekretimit nga Presidenca
BILLI

Lexo edheJava pritet të fillojë me shi, këto janë temperaturat për nesër dhe pasnesër

Nga Trusti është thënë se aplikimi për tërheqjen e 10 për qindëshit do të bëhet vetëm online dhe përmes një faqeje të veçantë interneti.
Postimi i plotë:
Të nderuar kontribuues,Tërheqja prej 10% është dekretuar sot, si pjesë e ligjit për rimëkëmbjen ekonomike.
Aplikimi për tërheqje të 10% do të bëhet vetëm ONLINE dhe përmes një faqeje të veçantë interneti.Pra, nuk keni nevojë që tani të krijoni qasje në eTrusti.

Lexo edheJava pritet të fillojë me shi, këto janë temperaturat për nesër dhe pasnesër
Adresa e faqes së veçantë të internetit për aplikim të tërheqjes 10% dhe detajet tjera do të publikohen ditëve në vijim.
Për aplikim janë në dispozicion 4 muaj.Prandaj, mos u brengosni nëse nuk mund të aplikoni që në ditët e para pas dekretimit.