back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaJetëTruqe shëndetësore për të qenë më energjik gjatë orarit të punës

Truqe shëndetësore për të qenë më energjik gjatë orarit të punës

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Shumica e njerëzve ndjehen të lodhur dhe frustruar qysh kur zgjohen herët në mëngjes për të shkuar në punë. Frustrimi i mungesës së energjisë për shkak se nuk kemi kryer ushtrime fizike, nuk kemi ngrënë mëngjes apo nuk kemi bërë mjaftueshëm gjumë mund të ndikojë keq në performancën tonë të punës.

Të pasurit një stil të shëndetshëm të jetës është një gjë e rëndësishme në punë, pasi që pasqyron në performancën tonë, transmeton Telegrafi.

Konsumoni ujë

Konsumimi i ujit jo vetëm që na mban të hidratuar, por edhe më energjik. Uji i largon toksinat nga sistemi dhe ua jep atë ndjenjën e të qenit i/e plotë, prandaj jeni më të prirë të mos ushqeheni me ushqime të këqija. Aq më shumë ujë që pini, aq më shumë udhëtime për në tualet do të bëni, gjë që ju inkurajon të lëvizni përgjatë ditës.

Ushqimi i shëndetshëm

Shumica nga ne e kemi përjetuar atë momentin e pasdites ku vetëm duam të hamë diçka, shpeshherë diçka të kripur ose me sheqer. Por, mos bini viktimë e këtyre dëshirave jo të shëndetshme. Mbani ushqime të shëndetshëm afër dhe qëndroni të përgatitur kur jeni të uritur.

Shmangni M&M-ët e famshëm dhe ushqimet tjera me sheqer. Mollët, jogurti, frutat dhe karotet janë opsione të mira për t’i mbajtur në tavolinë të punës apo frigorifer.

Meditim

Bërja e gjërave rutinore e heq lumturinë dhe ndërton frustrimin në punë. Praktikimi i meditimit na ndihmon të ngadalësojmë me gjërat dhe të jemi mjaftueshëm prezent për t’i njohur gjërat e vogla të cilat na sjellin kënaqësi në punë.

Gjithashtu, meditimi na ndihmon t’i shohim më qartë qëllimet tona dhe të jetojmë një jetë më të kompletuar.

Aktivitetet e vogla fizike

Kur jeni në punë, shtoni edhe pak aktivitet fizik rutinës tuaj ditore. Në vend se të përdorni ashensorin, ngjituni shkallëve ose nëse përdorni transport publik, ndaluni një stacion më herët dhe ecni për në punë. Gjatë pushimeve të drekës dilni dhe ecni me kolegët.

Bëni një pushim 5-minutësh

Herë pas here pushoni sytë duke shikuar një objekt të caktuar. Ndryshoni detyrat që i keni për t’i vënë në funksionon muskujt tjerë. Performoni ushtrime të zgjatjes në tavolinë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz