Një ngjarje e rëndë që ka tronditur mbarë opinionin publik ka ndodhur mbrëmë në fshatin Majac të Podujevës, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri tashmë kanë humbur jetën tre persona. Ajo që nisi si një vrasje në veturë, përfundoi me një ekzekutim tjetër brenda shtëpisë dhe vetëvrasjen e të dyshuarës.
Për Insajderin ka folur personi i parë që ka mbërritur në vendin e ngjarjes, i cili ka parë trupin e pajetë të viktimës dhe ka njoftuar menjëherë Policinë e Kosovës.
Ai ka rrëfyer detaje rrëqethëse nga momenti i parë i zbulimit të krimit dhe lëvizjet e të dyshuarës, Ardita Gashi.
“Viktima i ka pasur dy plagë në kokë, njërën prej tyre në ballë. Trupi i tij ka qëndruar rreth 25 minuta në veturë deri sa është gjetur i vdekur”, ka deklaruar dëshmitari për Insajderin.
Sipas tij, pas vrasjes së parë, e dyshuara nuk është larguar nga vendi i ngjarjes, por është drejtuar drejt shtëpisë së familjarëve të saj.
“E dyshuara ka dalë nga vetura dhe ka shkuar te shtëpia e axhës. E ka kërkuar gruan e axhës dhe ka hyrë në dhomë me të për të biseduar, e pastaj e ka vrarë. Pas vrasjes së gruas, e dyshuara ka qëndruar në dhomë deri në momentin kur policia ka ndërhyrë, pastaj ajo ka tentuar të vrasë veten”, tregon ky dëshmitar.
Ndonëse u dërguan me urgjencë në QKUK, plagët ishin të papërballueshme.
Sot gjatë ditës është konfirmuar vdekja e gruas së axhës rreth orës 03:00 të mëngjesit, ndërsa pak më parë ka ndërruar jetë edhe vetë e dyshuara për vrasjen e dyfishtë, Ardita Gashi.
Policia dhe Prokuroria po vazhdojnë hetimet për të zbardhur motivet që çuan në këtë krim të trefishtë.
- Advertisement -