back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditTrupa të pajetë gjenden në një varkë në Alaskë, dyshohet se i...

Trupa të pajetë gjenden në një varkë në Alaskë, dyshohet se i përkasin një familjeje të zhdukur para gati një viti

Të ngjajshme

Pse duhet t’i konsumoni vezët?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë...

Alarm te Barcelona, brenda pesë minutash lëndohen dy yjet e skuadrës

Në “Spotify Camp Nou” po zhvillohet një prej ndeshjeve...

Hoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me ide, jo me rrena

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave...

Autoritetet amerikane kanë nxjerrë informacione të reja për rastin e një familjeje të zhdukur pasi varka e tyre u përmbys gjatë pushimeve.

Familja Maynard nga Teksasi u zhduk në gusht 2024 dhe pas kësaj u ngritën shumë pyetje se çfarë ndodhi.

David dhe Mary Maynard, dy djemtë e tyre, Colton 11-vjeçar dhe Brantley 7-vjeçar, ishin në një varkë 8.5 metra me katër persona të tjerë gjatë një pushimi në Alaskë.

Varka filloi të fundosej 26 kilometra larg brigjeve të Alaskës dhe Roja Bregdetare e SHBA-së mori një telefonatë rreth orës 19:00, më 3 gusht, para se varka të fundosej, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Katër pasagjerë arritën të arratiseshin në një gomone dhe u gjetën më vonë nga roja bregdetare, por familja Maynard nuk u gjet dhe kërkimi u ndërpre 24 orë më vonë.

Dhjetë muaj më vonë, grupet private që kanë vazhduar kërkimin kanë nxjerrë informacione të reja.

Thuhet se rrënojat u gjetën në fillim të majit të këtij viti dhe zhytësit gjetën tre trupa nga brenda varkës.

Megjithëse identitetet e viktimave nuk janë konfirmuar ende zyrtarisht, zyrtarët besojnë se ata janë anëtarë të familjes Maynard.

Aktualisht mjekët ligjorë janë duke punuar për identifikimin zyrtar dhe ende nuk është kryer autopsia. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz