back to top
Friday, August 15, 2025
BallinaLajmeTrumpi para takimit me Putinin: Ai s’do të ngatërrohet me mua

Trumpi para takimit me Putinin: Ai s’do të ngatërrohet me mua

Të ngjajshme

Ngërçi në kuvend, analistët e shohin si mundësi reale shkuarjen në zgjedhje

Procesi për konstituimin e kuvendit mbetet i bllokuar për...

Ish-lojtari olimpik në listën e 10 më të kërkuarve të FBI, për çfarë akuzohet

Ish-lojtari olimpik i snowboard, Ryan James Wedding është përfshirë...

Zhduket një femër në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një...

Kishte urdhërarrest, 35-vjeçari arrestohet për tentim vrasje në Prishtinë

Është arrestuar një person me incialet K.D., 35-vjeçar nga...

Dhunoi një vajzë në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar një person në Fushë Kosovë. I njëjti dyshohet...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, këmbënguli të enjten se nuk do të trembet nga homologu rus, Vladimir Putin, në prag të samitit mes dy udhëheqësve dhe tha se Ukraina do të jetë e përfshirë në çfarëdo marrëveshjeje për fatin e saj.

“Unë jam president dhe ai [Putini] nuk do të ngatërrohet me mua” – tha kreu i Shtëpisë së Bardhë, raporton medium “France24”.

“Unë do të di brenda dy minutave të parë, tre, katër ose pesë minutave… nëse do të kemi një takim të mirë apo një takim të keq” – shtoi ia.

“Dhe nëse është një takim i keq, do të përfundojë shumë shpejt, e nëse është një takim i mirë, ne do të përfundojmë duke siguruar paqe në të ardhme goxha të afërt” – premtoi presidenti amerikan, sipas të cilit gjasat që samite të dështojë janë 25 për qind.

Trumpi ka shprehur vlerësim të lartë për homologun rus në të kaluarën dhe ishte ballafaquar me kritika të gjera pas një samiti në Helsinki më 2018, ku dukej se e pranonte mohimin nga Rusia rreth ndërhyrjes së Moskës në zgjedhjet amerikane.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nuk është ftuar në samitin e Alaskës, të cilin ai e ka kritikuar si shpërblim për Putinin, dhe i ka refuzuar thirrjet e Trumpit për të dorëzuar territore.

Në anën tjetër, presidenti amerikan premtoi se nuk do të finalizojë asnjë marrëveshje vetëm me Putinin dhe tha se shpreson që të mbahet një samit trepalësh me Zelenskyn, me gjasë menjëherë pas takimit të Alaskës.

“Takimi i dytë do të jetë shumë, shumë i rëndësishëm, sepse ai do të jetë një takim ku ata bëjnë një marrëveshje” – paralajmëroi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz