BallinaBotëTrumpi kthehet përmes një rrjeti tjetër social pasi u bllokua në Twitter

Trumpi kthehet përmes një rrjeti tjetër social pasi u bllokua në Twitter

Të ngjajshme

Olta bëhet gati për palestër, vë në hap ‘asetet’ e saj të bollshme

Olta Gixhari është një nga personazhet me të përfolura...

Ndeshjet e Botërorit 2026 do të transmeton në “YouTube”

Ndeshjet zyrtare të Botërorit 2026 do të transmeton live...

Pasi u bllokua në Twitter dhe Facebook për shkeljen e rregullave të këtyre rrjeteve sociale, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, u kthye në llogarinë e tij të vjetër në rrjetin Gab duke reaguar ndaj kërkesave për të dëshmuar në Senat për hetimet kundër tij.

Në postimin e tij të parë në këtë rrjet që nga 8 janari, Trumpi e publikoi përgjigjen e avokatit të tij rreth kërkesës që të marrë pjesë në seancën e hetimeve ndaj tij në Senat, që do të mbahet javën e ardhshme, shkruan Independent, transmeton Gazeta Express.

Trumpi filloi të lëshonte deklarata nga Zyra e Ish-presidentit pasi iu bllokuan ose iu pezulluan llogaritë në Facebook, Twitter, Instagram, Snapchat, Reddit, YouTube dhe në disa rrjete të tjera.

Në letrën e avokatit, të cilën e publikoi Trumpi, thuhet: “Letra juaj vetëm e vërteton atë që është e ditur për të gjithë: ju nuk mund t’i vërtetoni dyshimet kundër presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara, i cili tash është qytetar privat. Shfrytëzimi i kushtetutës sonë për të sjellë një procedurë të pretenduar hetimesh është tepër serioz për t’u përpjekur që të luhen lojëra të tilla”.

Letra e avokatëve të Trumpit ishte përgjigje ndaj kërkesës së kongresistit Jamie Raskin, i cili tha se ish-presidenti duhet të paraqitet para ose gjatë seancës hetimore, duke i përmendur dëshmitë e mëhershme të ish-presidentëve Gerald Ford dhe Bill Clinton.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz