Kamerat jashtë Shtëpisë së Bardhë kanë kapur një moment në mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe Zonjës së Parë, Melania Trump, ku në shikim të parë dukej si një grindje e ashpër mes çiftit.
Në pamje shihej Trumpi duke ia drejtuar gishtin Zonjës së Parë, e cila më pas e tundte kokën pas fjalëve të presidentit amerikan.
Por, sipas lexuesit forensik të buzëve, Jeremy Freeman, tha se sipas interpretimit të tij, Trumpi nuk po i bërtiste Melanias, por po fliste për një problem me ashensor në selinë e OKB-së.
Freeman tha se beson se Melania i tha Trumpit se “ashensori thjesht u ndal papritur”, teksa sipas tij, Trumpi u përgjigj duke thënë “ishte e pabesueshme, si mund ta bënin këtë?”, shkruan NY Times, transmeton Klankosova.tv.
Trumpi bëri thirrje për arrestime pasi ashensori në selinë e Kombeve të Bashkuara u ndal papritur sapo ai dhe e Zonja e Parë shkelën mbi të të martën, përpara fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme.
Një tjetër lexuese britanike e buzëve, Nicola Hickling, po ashtu beson se Trumpi ishte mbrojtës ndaj Melanias në momentin e kapur në helikopter.
“Nuk mund t’i fal, ata u përpoqën të të lëndonin”, i tha Trumpi gruas së tij në një moment, sipas Hickling.
“Ne nuk mund ta bëjmë këtë, duhet të qëndrojmë të sigurt”, u përgjigj ajo, shkruan NY Times.
Presidenti më pas u përgjigj duke thënë se “ata mbaruan, ne duhet t’i sfidojmë”, sipas interpretimit të Hickling.