back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeTrump i vendosur për “armatosjen e mësuesve”

Trump i vendosur për “armatosjen e mësuesve”

Të ngjajshme

Molotovi para kryeministrisë, merr flakë një protestues

Një protestues është përfshirë nga flakët në protestën e...

Pas “Javelin-it” amerikan, FSK pajisjet me anti-tankun gjerman “Panzerfaust 3”

Përpos 246 anti-tankeve amerikane, Javelin, ushtria e Kosovës në...

Tubim madhështor i PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa: Bedri Hamza kryeministër

Kandidati i PDK-së për deputet, Hajdar Beqa, ka treguar...

Berisha: Protestat nuk do të ndalen, opozita me mision

Pas përfundimit të protestës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali...
- Advertisement -

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se në mesin e masave që mund të ndërmerren për të parandaluar sulmet masive të armatosura në vend u kanë dhënë përparësi masave rreth “rritjes së moshës për blerjen e armëve”, “dhënia e armëve për mësuesit” dhe “kontrolle më të rrepta të sigurisë”
Trump, i cili u takua me zyrtarët lokalë në Shtëpinë e Bardhë, në një deklaratë për gazetarët, theksoi se siguria e shkollave dhe studentëve është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër.

- Advertisement -

Duke kujtuar se mund të aplikojnë kontrolle më të rrepta të sigurisë për blerjet e armëve, Trump sinjalizoi se mund të ndalohen aparatet që shërbejnë për përdorimin e armëve gjysmëautomatike në përdorimin e tyre plotësisht automatike.
Gjithashtu, në një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter para takimit në Shtëpinë e Bardhë, Trump vuri theksin në masat e sigurisë për të luftuar sulmet masive të armatosura në vend.

– Mësues “ekspertë në çështjen e armëve”
“Një shkollë e pastruar nga armët, është si një magnet për njerëzit e këqinj. Nuk kam thënë kurrë për t’iu dhënë armë mësuesve. Ajo që unë kam thënë ishte që të mundësohet mbajtja e armës së fshehtë për mësuesit që janë ekspertë në përdorimin e armëve ose që kanë marrë trajnim special apo ushtarak”, është shprehur Trump në lidhje me çështjen e mësuesve “ekspertë në çështjen e armëve”.

Ai tha më tej se “Mbërritja në vendin e ngjarjes e ekipeve të policisë dhe ndihmës së shpejtë për një sulm të armatosur ndaj në shkolle zgjat mesatarisht 3 deri në 8 minuta. Mësuesit dhe arsimtarët që janë mirë të trajnuar, ekspertë në çështjen e armëve mund të kishin zgjidhur problemin para se policia të mbërrinte. Një pengesë e madhe”.

Gjithashtu Trump ka theksuar se do të tregojnë përpjekje për rritjen e moshës në 21 vjeç për blerjen e armëve, ndalimin aparateve që shërbejnë për përdorimin e armëve gjysmë automatike në përdorimin e tyre plotësisht automatike dhe kontrolle më të rrepta të sigurisë në blerjen e armëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz