Trump vendos ta mbyll “The Trump Foundation” për të shmangur konfliktin e interesit
Vendimi është marrë në mënyrë që të shmang konfliktin e interesit gjatë kohës sa do të jetë president.
Donald Trump, i cili më 20 janar dhe zyrtarisht do të fillojë të ushtrojë detyrën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka marrë një vendim për mbylljen e fondacionit të tij humanitar “The Trump Foundation”.
Në deklaratën e tij me shkrim Trump tha se vendimi i tij për mbylljen e fondacionit që mbanë emrin e tij është marrë në mënyrë që të shmang konfliktin e interesit gjatë kohës sa do të jetë president. Për të njëjtat arsye ai ka paralajmëruar se tërhiqet edhe nga detyrat në fushën e biznesit që ka pasur.

Lexo edheFilipine e rrezikuar nga tajfuni Nock-Ten
Se çfarë politike do të ndjek Trump në lidhje me kompanitë e tij vlera e të cilave arrinë në miliarda dollarë, është bërë çështje e kureshtjes së opinionit Amerikan.
Kryeprokurori i New York-ut, Eric Schneiderman, më herët nisi një hetim kundër fondacionit që kishte detyruar të njëjtin të pezullojë mbledhjen e fondeve në kuadër të shtetit të New York-ut. /trt/














