back to top
Thursday, November 6, 2025
BallinaLajmeTrump thotë se Putini i kërkoi ‘të ndihmonte në zgjidhjen e luftës...

Trump thotë se Putini i kërkoi ‘të ndihmonte në zgjidhjen e luftës në Ukrainë’

Të ngjajshme

Dy ditë që tronditën Trumpin, analiza e CNN: Dobësohet miti i pushtetit absolut

Presidenti amerikan Donald Trump është përballur me dy ditë...

Kim emocionon për 70-vjetorin e nënës, e quan ‘gruaja më e bukur’

Kim Kardashian i ka dërguar një mesazh të përzemërt...

Loja me afatet – “Gjasa të pakta” për Qeverinë Konjufca

Gjasat që Glauk Konjufca, mandatar për kryeministër i emëruar...

Gërxhaliu paralajmëron shtrenjtim të ri të energjisë elektrike në janar

Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, ka paralajmëruar se...

S’ka shans të dytë për JLo-n, Ben kapet mat me një superfemër

Ben Affleck u fotografua me një grua misterioze të mërkurën,...

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën se gjatë bisedës së tij më të fundit me Vladimir Putinin, udhëheqësi rus i kërkoi atij të ndihmonte në zgjidhjen e luftës në Ukrainë.

Trump e bëri deklaratën ndërsa fliste në Forumin Amerikan të Biznesit në Miami, sipas Ukrinform, përcjell Telegrafi.

“Fola me të [Putinin] dy javë më parë dhe ai tha: ‘Ne jemi përpjekur ta zgjidhim këtë luftë për dhjetë vjet, por nuk ishim në gjendje ta bënim. Duhet ta zgjidhësh’”, citohet të ketë thënë Trump.

Ai shtoi se “i zgjidhi disa nga këto gjëra brenda një ore”, pa sqaruar se çfarë donte të thoshte saktësisht.

Në të njëjtën kohë, Trump kritikoi Kombet e Bashkuara për dështimin në ofrimin e ndonjë ndihme në ndërmjetësimin e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, si dhe konflikteve të tjera që, sipas tij, ai ka arritur t’i ndalë që kur mori detyrën.

Trump foli për herë të fundit me Putinin më 16 tetor – një ditë para takimit të Trump me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërkohë, sekretari britanik i Mbrojtjes ka këmbëngulur se Donald Trump është i aftë ta bindë Vladimir Putinin të hyjë në bisedime paqeje për Ukrainën, edhe pse negociatat vazhdojnë të ngecin.

I pyetur nga POLITICO nëse një armëpushim në Ukrainë do të ishte më i vështirë për t’u arritur sesa ai në Gaza, John Healey tha se nuk mund të bëhet një krahasim midis të dyve – me një përjashtim.

“Presidenti Trump është figura që mund ta sjellë Putinin në tryezë, që potencialisht mund t’i japë fund luftimeve”, tha ai, duke folur në një fluturim nga Norvegjia për në Paris, ndërsa udhëtonte për të takuar ministrin e ri francez të mbrojtjes.

Kujtojmë se Trump luajti një rol kyç në ndërmjetësimin e armëpushimit të paqëndrueshëm midis Izraelit dhe Hamasit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz