BallinaLajmeTrump thotë se nuk është gati për një marrëveshje me Iranin

Trump thotë se nuk është gati për një marrëveshje me Iranin

Të ngjajshme

“Ai e ndryshoi lojën”, Arteta me fjalë të mëdha për 16-vjeçarin Dowman

Mikel Arteta e përshkroi momentin kur Max Dowman u...

Mitrovicë: Një person arrestohet pasi dyshohet se sulmoi dy policë

Një person është arrestuar në Mitrovicë, pasi dyshohet se...

Ja si eskaloi përplasja mes Juelës dhe Gretës deri te përjashtimi i kësaj të fundit

Greta është përjashtuar mbrëmë nga shtëpia me e famshme...

Katër persona përfshihen në rrahje në Prishtinë, njëri theret me thikë

Katër persona janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje,...

Në një intervistë telefonike me rrjetin amerikan NBC News të shtunën, Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se Irani dëshironte të arrinte një marrëveshje, por ai nuk ishte i gatshëm ta bënte këtë tani “sepse kushtet nuk janë ende mjaftueshëm të mira”.

Edhe pse refuzoi të thoshte se cilat do të ishin këto kushte, Trump tha se një angazhim iranian për të braktisur çdo ambicie bërthamore do të ishte pjesë e një marrëveshjeje të mundshme.

Në të njëjtën intervistë, Trump tha gjithashtu se disa vende janë zotuar të ndihmojnë në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit, megjithëse ai refuzoi t’i përmendte ato.

Trump tha gjithashtu se SHBA-ja e kishin “shkatërruar plotësisht” ishullin Kharg – një qendër kritike për eksportet iraniane të naftës – por shtoi se “mund ta godasim atë edhe disa herë vetëm për qejf” .

Ai gjithashtu i shpërfilli frikën për rritjen e çmimeve të naftës. “Ka shumë naftë, gaz – ka shumë atje, por e dini, po bllokohen pak. Do të çlirohen shumë shpejt”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz