back to top
Tuesday, August 19, 2025
BallinaLajmeTrump thotë se me Putinin pati një “bisedë shumë të mirë”

Trump thotë se me Putinin pati një “bisedë shumë të mirë”

Të ngjajshme

Presidenti amerikan, Donald Trump shpreson që Vladimir Putin “do të jetë i mirë”.

“Nëse nuk është, do të jetë një situatë e vështirë”, tha ai për Fox News.

Presidenti amerikan shtoi se mendon që Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin “po shkojnë mirë”.

Kur u pyet nëse mund të japë garanci se nuk do të ketë trupa amerikane në terren, Trump tha “keni garancinë time dhe unë jam president”.

“Unë thjesht po përpiqem të ndaloj vrasjen e njerëzve”.

Më tej, presidenti amerikan thotë se gjithmonë mendonte se Ukraina ishte një tampon midis Rusisë dhe Evropës.

Ndërkohë, ai poashtu zbuloi se pati një “bisedë shumë të mirë” me Putinin pas takimit me Zelenskyn dhe udhëheqësit evropianë gjatë ditës së djeshme.

Trump thotë se pati një “bisedë shumë të mirë” me Putinin pas takimit të tij me Zelenskyy dhe udhëheqësit evropianë dje.

“Putini nuk donte të fliste me njerëzit nga Evropa”, tha Trump.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz