Trump telefonon Putinin, zbardhen temat e diskutimit
dp

Lexo edheKuvendi njofton për vazhdimin e seancës konstituive, ky është rendi i ditës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka zhvilluar të martën një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, ka njoftuar Kremlini.
Sipas njoftimit, dy liderët kanë diskutuar për luftën në Ukrainë, ndërsa biseda është cilësuar si “konstruktive” dhe “produktive”.
“Biseda telefonike zgjati saktësisht një orë, ishte konstruktive dhe shumë e sinqertë”, u tha gazetarëve ndihmësi i presidentit rus, Yuri Ushakov.
Sipas Ushakov, Trump dhe Putin kanë vlerësuar pozitivisht rezultatet e vizitave të të dërguarve të Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, në Moskë dhe Kiev.

Lexo edheKuvendi njofton për vazhdimin e seancës konstituive, ky është rendi i ditës
Dy liderët gjithashtu kanë bërë një analizë të plotë të zhvillimeve në zonën e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), thuhet në deklaratë.
Ushakov ka bërë të ditur se Putin dhe Trump janë pajtuar të qëndrojnë në kontakt.