back to top
Tuesday, August 19, 2025
BallinaLajmeTrump: Rusia do t’i pranojë garancitë e sigurisë, do t’i diskutojmë këmbimet...

Trump: Rusia do t’i pranojë garancitë e sigurisë, do t’i diskutojmë këmbimet e mundshme territoriale

Të ngjajshme

Presidenti amerikan Donald Trump ka ndarë detaje me udhëheqësit evropianë për bisedimet që pati me homologun e tij rus Vladimir Putin, në Alaska.

Trump ka pohuar se Rusia do të pranojë garanci sigurie për Ukrainën, por shton se do të diskutohen ‘shkëmbime të mundshme territoriale’.

Trump shprehet se pas samitit të tij me Putinin ai beson se paqja është “e arritshme”.

Në një “hap të rëndësishëm”, Putini u pajtua që Rusia do të pranonte garanci sigurie për Ukrainën, thotë ai.

Ai shtoi se udhëheqësit në këtë takim do të shqyrtojnë “kush do të bëjë çfarë, në thelb” në lidhje me sigurinë e ardhshme të Ukrainës.

Trump pohon se është optimist se grupi mund të arrijë një marrëveshje që do të pengojë agresionin e ardhshëm kundër Ukrainës, duke shtuar:

Në fakt mendoj se nuk do të ketë. Madje mendoj se kjo është kryesisht e mbivlerësuar.

“Mendoj se kombet evropiane do të marrin një pjesë të madhe të barrës”, thotë ai, duke përsëritur se SHBA-të do të jenë të përfshira. “Ne do t’i ndihmojmë ata.”

Në takim do të diskutohet gjithashtu “shkëmbimet e mundshme të territorit”, shton ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz