Trump për fotot e reja me Epstein: Nuk është ndonjë gjë e madhe

Presidenti amerikan, Donald Trump u pyet nga gazetarët lidhur me fotot e reja të publikuara nga arkivi personal i Jeffrey Epstein. Trump në përgjigjen e tij u justifikua me faktin se Epstein shfaqe kudo dhe se ka foto me të gjithë. Sipas tij fotot me të nuk janë ndonjë gjë e madhe.
“Nuk i kam parë, por të gjithë e njihnin këtë djalë, ai ishte kudo në Palm Beach, ka fotografi me të gjithë. Dua të them, ka qindra njerëz që kanë fotografi me të, nuk është ndonjë gjë e madhe. Nuk di asgjë për këtë”, tha presidenti.
Reporter: There were new Epstein photos released today showing you, Bill Clinton and Steve Bannon. What's your reaction?
Trump: I haven't seen them but everybody knew this man. He has photos with everybody. That's no big deal. pic.twitter.com/DVW7vBGbV5
— Clash Report (@clashreport) December 12, 2025

Lexo edheRrëzohet një aeroplan në Mannheim‑Neckarau, pasagjerët shpëtojnë përplasjes
Në total, 19 fotot konfirmojnë se Epstein kishte lidhje në të kaluarën me një sërë figurash të fuqishme dhe të famshme, marrëdhëniet e të cilëve me të tani po shqyrtohen.
Një imazh i publikuar të premten tregon një prezervativ me një karikaturë të fytyrës së Trump. Një foto tjetër tregon Trumpin me gjashtë gra me kurora me lule rreth qafës, fytyrat e të cilave janë mbuluar nga komiteti që publikoi pamjet.














