Trump: Nuk kemi marrë sinjale nga Irani për pezullimin e bisedimeve të paqes
dp

Lexo edheShpërthim i fuqishëm në veri të Mianmarit, humbin jetën mbi 46 persona, plagosen 70 të tjerë

Donald Trump ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë informacion nga Irani lidhur me raportimet se Teherani ka pezulluar bisedimet e paqes, duke komentuar situatën në një telefonatë të shkurtër për NBC News.
Sipas tij, një deklaratë e tillë është “e përshtatshme për t’u thënë”, duke shtuar se Irani “janë negociatorë më të mirë sesa luftëtarë”. Megjithatë, Trump theksoi se kjo nuk nënkupton përshkallëzim ushtarak nga SHBA-ja.
“Kjo nuk do të thotë që ne do të shkojmë dhe do të fillojmë të hedhim bomba kudo atje”, u shpreh ai, duke shtuar më tej se sipas tij është folur shumë për situatën dhe se “heshtja do të ishte shumë më e mirë”.

Lexo edheShpërthim i fuqishëm në veri të Mianmarit, humbin jetën mbi 46 persona, plagosen 70 të tjerë
Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur agjencia iraniane Tasnim ka raportuar më herët se negociatorët e Iranit do të ndalojnë bisedimet dhe shkëmbimin e mesazheve përmes ndërmjetësve.
Po ashtu, sipas kësaj agjencie, Irani ka ndërmarrë hapa për bllokimin e plotë të Ngushticës së Hormuzit, ndërsa është përmendur edhe mundësia që Ngushtica Bab al-Mandeb, e cila lidh Detin e Kuq me Gjirin e Adenit dhe Oqeanin Indian, të vihet në shënjestër në zhvillimet e mëtejshme.