Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dukej pothuajse i sigurt se do të shkonte në Parajsë, duke folur në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve në Uashington.
Në fillim të fjalimit të tij, Trump iu referua shakave të tij të së kaluarës rreth mos shkuarjes në Parajsë, duke kritikuar gazetarët të cilët, tha ai, i kishin mbuluar seriozisht ato komente në atë kohë.
“Po bëja shaka”, tha Trump.
“Mendoj vërtet se ndoshta duhet të shkoj në Parajsë”, tha Trump, duke shtuar: “Nuk jam kandidati perfekt, por kam bërë shumë gjëra të mira për njerëz perfektë, kjo është e sigurt”.
🔴 Donald Trump:
“When I said last time that I would never make it to heaven, I was joking. But when I really think about it, I should probably go to heaven. I’m not a perfect candidate, but I’ve done a lot of good things for perfect people.” pic.twitter.com/9ippC0Y168
— Universal News (@universalnewsx) February 5, 2026