Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, mohon raportimet se pesë avionë cisternë amerikanë u dëmtuan rëndë në Bazën Ajrore Prince Sultan në Arabinë Saudite.
Shumë faqe mediatike raportuan gjatë natës se aeroplanët u dëmtuan në një sulm me raketa iraniane, por në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump thotë se ndërsa baza u godit disa ditë më parë, aeroplanët nuk u “goditën ose u shkatërruan”.
“Katër nga pesë nuk pësuan praktikisht asnjë dëmtim dhe janë tashmë përsëri në shërbim. Njëri pësoi pak më shumë dëmtime, por do të jetë në ajër së shpejti”, shton ai./