BallinaLajmeTrump kërcënon Iranin: Nëse nuk arrijmë një marrëveshje me Teheranin, do t’i...

Trump kërcënon Iranin: Nëse nuk arrijmë një marrëveshje me Teheranin, do t’i hedhim në erë termocentralet, puset e naftës dhe ishullin Kharg

Të ngjajshme

Presidenti amerikan, Donald Trump, reagoi të hënën pasdite ndaj zhvillimeve në Lindjen e Mesme me një postim në Truth Social, duke paralajmëruar se SHBA-të mund të “përfundojnë qëndrimin e tyre të mrekullueshëm në Iran” duke shkatërruar termocentralet, fushat e naftës dhe ishullin Kharg nëse nuk arrihet një marrëveshje shpejt.

Trump theksoi se Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë bisedime me një “regjim të ri dhe më të arsyeshëm” dhe nënvizoi se ndërhyrja do të jetë hakmarrje për ushtarët e SHBA-së që u vranë gjatë periudhës së mëparshme të regjimit iranian.

Megjithatë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghai, deklaroi se vendi i tij nuk ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me Uashingtonin dhe përshkroi kërkesat amerikane si “të tepruara” dhe “jorealiste”.

“Ajo që është diskutuar janë mesazhe të marra nëpërmjet ndërmjetësve, sipas të cilave SHBA-ja dëshiron të negociojë”, tha Baghai, duke shtuar se Irani ka qenë gjithmonë i qartë për qëndrimin e tij dhe se kërkesat e palës amerikane janë të paarsyeshme.
Situata tregon përshkallëzimin e tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit dhe rrit rrezikun e një konfrontimi të drejtpërdrejtë në rajon.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz