Trump: Irani duhet të veprojë shpejt ose nuk do të mbetet asgjë prej tyre
dp

Lexo edhe“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tre dronë sulmuan centralin bërthamor Barakah

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka paralajmëruar Iranin se “ora po ecën dhe ata duhet të veprojnë shpejt, përndryshe nuk do të mbetet asgjë prej tyre”.
“Koha është esenciale”, shkroi ai në Truth Social.
Më parë, ai postoi një fotografi me mbishkrimin: “Ishte qetësia para stuhisë”.
Raportet sugjerojnë se SHBA-të dhe Izraeli po kalojnë nëpër përgatitjet më intensive për sulme të reja kundër Iranit që nga armëpushimi i arritur muajin e kaluar.

Lexo edhe“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tre dronë sulmuan centralin bërthamor Barakah
Ndër tjera, Trump dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, biseduan në telefon më herët sot dhe folën për Iranin, sipas një zyrtari izraelit.
Thirrja telefonike erdhi disa ditë pasi Trump u kthye nga Kina, ku ai dhe presidenti Xi thuhet se diskutuan luftën me Iranin.