BallinaLajmeTrump i shkruan Serbisë, ka një kërkesë në lidhje me Kosovën

Trump i shkruan Serbisë, ka një kërkesë në lidhje me Kosovën

Të ngjajshme

Bosnja dyshon për një “spiun” italian në stërvitjen e tyre

Pak para finales së play-offit ndaj Italisë, te Bosnja...

Haxhiu: Murat Jashari, i vetmi kandidat për president me konsensus

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar...

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se po kundërshtojnë sulmet me raketa

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe thotë...

Marrëveshja e suksesit, si ecën bashkë drejt historisë FFK dhe Ujë Mokne

Dy vite më parë Federata e Futbollit të Kosovës...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka kërkuar nga Serbia normalizimin e raporteve me Kosovën.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka uruar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për ditën e pavarësisë me mesazhin e mirëpritjes së afërsisë së miqësisë mes dy shteteve.

Urimin e personalizuar, Trump ia ka dërguar Vuçiqit nëpërmjet ambasadorit amerikan në Serbi, Anthony Godfrey.

“I nderuari president, populli amerikan dhe unë personalisht dërgojmë urimet më të ngrohta juve dhe popullit serb me rastin e ditës së pavarësisë, 15 shkurt”, thuhet në mesazhin e urimit të Trumpit, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Trump në mesazhin e urimit po ashtu ka paraqitur një kërkesë për Serbinë duke i bërë thirrje për normalizimin e raporteve me Kosovën.

“Normalizimi i raporteve me Kosovën duhet të jetë prioritet në rrugën e integrimit evropian të Serbisë. Në të ardhmen, mund të mbështeteni tek përkrahja e SHBA-së në rrugën tuaj për arritjen e synimit, anëtarësimin në BE si dhe përpjekjeve për fuqizimin e reformave që janë të nevojshme për të arritur deri tek caku i dëshiruar”, shtoi Trump.

Serbia e shënon ditën e pavarësisë më 15 shkurt. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz