back to top
Thursday, August 7, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditTrump godet Indinë me tarifë 25%, shkak “pengesat e neveritshme tregtare”

Trump godet Indinë me tarifë 25%, shkak “pengesat e neveritshme tregtare”

Të ngjajshme

​Barduani takon Sorensenin, Oravin e Barbanon në selinë e KFOR-it

Kreu i KFOR-it gjeneral major Enrico Barduani, priti sot...

Hulu mbyllet pas disa muajsh

Hulu, një nga shërbimet e para të transmetimit në...

Presidenti amerikan Donald Trump, ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do të vendosin një tarifë prej 25% ndaj Indisë, duke kritikuar ekonominë e pestë më të madhe në botë për “pengesa të neveritshme” tregtare.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Truth Social, Trump shkroi:

“Edhe pse India është miku ynë, ne gjatë viteve kemi bërë relativisht pak biznes me ta, sepse tarifat e tyre janë tepër të larta – ndër më të lartat në botë – dhe ata kanë pengesat më të ashpra dhe më të neveritshme jo-monetare në tregti nga çdo vend tjetër.”

Kujtojmë se Trump, tani në mandatin e tij të dytë si president i Shteteve të Bashkuara, ka nisur me qasje agresive në tregtinë ndërkombëtare, duke përdorur tarifat si armë ekonomike për të mbrojtur prodhimin amerikan dhe për të ushtruar presion mbi vendet që, sipas tij, përfitojnë në mënyrë të padrejtë nga tregtia me SHBA-në.

- Advertisement -

Të Fundit