back to top
Thursday, November 6, 2025
BallinaLajmeTrump e thotë sërish: Për tetë muaj i dhashë fund tetë luftërave,...

Trump e thotë sërish: Për tetë muaj i dhashë fund tetë luftërave, përfshirë atë mes Kosovës e Serbisë

Të ngjajshme

Presidentja meksikane ngacmohet seksualisht në mes të rrugës, ngre padi ndaj të dyshuarit

Ndërsa presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum, po fliste me disa...

Një ditë shtesë për dëshminë e Clarkut, miratohet kërkesa e mbrojtjes së Thaçit

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë bërë të ditur...

Arrestohet një grua në Tiranë, shfrytëzonte për prostitucion dy kineze

Një grua është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se...

Fillon seanca ndaj vëllezërve Vllasaliu për vrasjen e Bedri Rexhepit

Në Gjykatën e Apelit, po mbahet seanca gjyqësore ndaj...

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka thënë se SHBA po bën paqe në të gjithë botën. 

Ai gjatë fjalimit të tij në  në Forumin Amerikan të Biznesit në Miami të mërkurën, përmendi sërish se për tetë muaj, u dha fund siç e ka thënë tashmë disa herë “tetë luftërave”.

Trump këtu, ashtu si edhe në deklaratat e mëparshme ka përmendur edhe Kosovën e Serbinë.

“Për tetë muaj i dhashë fund tetë luftërave, duke përfshirë atë mes Kosovës dhe Serbisë, Kongos dhe Ruandës, që kishin vazhduar për një kohë të gjatë… Pakistanit dhe Indisë…, Izraelit dhe Iranit, Egjiptit dhe Etiopisë, Armenisë dhe Azrebejxhanit, Kamboxhia dhe Tajlanda. Të gjithë ishin në luftë…”, tha Trump ndër të tjera.

Fillimisht, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte shkruar më 15 qershor se gjatë mandatit të tij të parë presidencial, Kosova dhe Serbia po “shkonin drejt një konflikti serioz” dhe se lufta ishte në prag të shpërthimit, por se ai e ndaloi atë.

“Gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova po luftonin ashpër, siç kishin bërë për dekada të tëra, dhe ky konflikt i gjatë kërcënonte të përshkallëzohej në luftë. Unë e ndalova atë”, shkroi Trump.

Këto deklaratë ai e kishte përsëritur disa herë më pas.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz