Trump do të shpall kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Presidenti i SHBA-së Donald Trump së shpejti do të shpallë një kandidat të ri për të shërbyer si administrator i NASA-s.
Këtë e bëri të ditur Shtëpia e Bardhë, por nuk shpjegoi pse kandidati fillestar Jared Isaacman nuk ishte më në garë, shkruan Reuters.
“Administratori i NASA-s do të ndihmojë të çojë njerëzimin në hapësirë dhe të ekzekutojë misionin e guximshëm të presidentit Trump për vendosjen e flamurit amerikan në planetin Mars”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Liz Huston.
“Është thelbësore që lideri i ardhshëm i NASA-s të jetë në përputhje të plotë me agjendën e presidentit Trump America First dhe një zëvendësim do të shpallet drejtpërdrejt nga presidenti Trump së shpejti”, shtoi ajo.

Lexo edheKylian Mbappe thyen heshtjen pasi PSG-ja fitoi Ligën e Kampionëve
Ndryshe, lëvizja vjen vetëm disa ditë përpara se Senati pritej të votonte për nominimin e Isaacman për të udhëhequr NASA-n.
Isaacman, i cili ka udhëtuar dy herë në hapësirë në misione private dhe ka lidhje të ngushta me CEO e SpaceX, Elon Musk, shkaktoi shumë reagime kur Trump e emëroi për herë të parë për administrator të NASA-s në dhjetor. /Telegrafi/














