Trump bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm mes Iranit dhe Izraelit
dp

Lexo edheFlet për herë të parë nëna autorit të vrasjes së policit: Polici nisi të qëllonte i pari, më pas djali u hodh nga dritarja

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka kërkuar një armëpushim të menjëhershëm midis Iranit dhe Izraelit, në një postim të publikuar në rrjetin e tij social Truth Social.
Sipas mesazhit të tij, Trump u bëri thirrje të dy vendeve që të ndalin menjëherë përshkallëzimin e dhunës dhe të ndalojnë sulmet reciproke, në një moment kur tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur ndjeshëm dhe janë raportuar shkëmbime të reja zjarri mes palëve.
Deklarata vjen teksa situata në rajon mbetet e paqëndrueshme, me përplasje ushtarake dhe shqetësime ndërkombëtare për një zgjerim të konfliktit.

Lexo edheFlet për herë të parë nëna autorit të vrasjes së policit: Polici nisi të qëllonte i pari, më pas djali u hodh nga dritarja
Sipas mediave ndërkombëtare, SHBA-ja po vazhdon të bëjë thirrje për de-eskalim dhe rifillim të përpjekjeve diplomatike për të shmangur një luftë më të gjerë rajonale.