Trump: Asnjë takim me Putin nëse ai nuk pranon të ulet me Zelensky
dp

Lexo edheGati 24 orë nga arratisja e Radomiroviqit/ Ende asnjë gjurmë, policia në kërkim të tij me qenët e Njësitit K9

“Putin duhet të pranojë të takohet me Zelensky që takimi të zhvillohet”, tha zyrtari i paidentifikuar.
Ai shtoi se vendi nuk është përcaktuar ende.
Më herët sot, Kremlini konfirmoi se takimi Trump-Putin do të zhvillohet “në ditët në vijim”. Putin përmendi Emiratet e Bashkuara Arabe si një vend të mundshëm, por ai minimizoi shanset e një takimi me Zelensky, duke thënë se takimi mund të zhvillohet vetëm “kur të krijohen kushte të caktuara”.

Lexo edheGati 24 orë nga arratisja e Radomiroviqit/ Ende asnjë gjurmë, policia në kërkim të tij me qenët e Njësitit K9
“Nuk kam asgjë kundër në parim, është e mundur, por kushtet duhet të krijohen. Fatkeqësisht, ne jemi ende larg kësaj”, tha Putin për mediat në Kremlin.