back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeTrump, '100 për qind' i gatshëm të dëshmojë nën betim për bisedat...

Trump, ‘100 për qind’ i gatshëm të dëshmojë nën betim për bisedat me ish-shefin e FBI’së

Të ngjajshme

Shpallen rezultatet përfundimtare, ky është rezultati i partive

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka...

Policia kap drogë në vlerë të 80 mijë eurove, arrestohen dy shtetas maqedonas

Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut janë arrestuar mbrëmë...

Ciro Immobile përfundon në kampionatin francez

Një nga sulmuesit më të mirë në Serie A...

Dy persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq

Dy persona janë ndaluar në orët e hershme të...

Presidenti Donald Trump tha se është “100 për qind” i gatshëm të dëshmojë nën betim për bisedat e tij me drejtorin e shkarkuar të FBI-së James Comey.

Ai i bëri komentet të premten pasdite në një konferencë shtypi me presidentin e Rumanisë në Shtëpinë e Bardhë, njofton VoA.

Zoti Trump këmbënguli se ish-kreu i FBI-së gënjeu në disa pjesë të dëshmisë që dha të enjten në komisionin e Senatit për Zbulimin.

Presidenti tha se ai kurrë nuk i kishte kërkuar zotit Comey t’i shprehte besnikërinë dhe asnjëherë nuk i kishte thënë atij se shpresonte që ta mbyllte hetimin për ish-këshilltarin e sigurimit kombëtar Michael Flynn.

Presidenti Trump nuk e përjashtoi pohimin e tij të mëparshëm se mund të ekzistojnë regjistrime të bisedave të tij me zotin Comey.

“Ndoshta do t’jua them këtë në një të ardhme shumë të afërt,” u deklaroi ai gazetarëve.

Gjatë konferencës për shtyp, Presidenti Trump më në fund konfirmoi publikisht angazhimin e tij ndaj klauzolës së NATO-s për mbrojtjen e përbashkët.

Kur zoti Trump foli në takimin e aleancës në Belgjikë muajin e kaluar, ai nuk iu referua kësaj klauzole, të njohur si Neni 5.

Por të premten ai tha se ishte “i angazhuar ndaj nenit 5 të Aleancës.

I vetmi rast në të cilin anëtarët e NATO-s përdorën nenin 5 ishin ditët menjëherë pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara.

Të Fundit

Sport

ShowBiz