Tronditje në Parlamentin grek/ Skandali me fondet bujqësore, tre ministra japin dorëheqjen

Tre ministra grekë kanë paraqitur dorëheqjet e tyre nga qeveria, ndërsa dosjet e reja mbi skandalin që lidhet me një rrjet të organizuar mashtrimi me fondet bujqësore po i dërgohen Parlamentit.
Bëhet fjalë për Yiannis Kefalogiannis, Ministër i Mbrojtjes Civile, Kostas Tsiaras, Ministër i Zhvillimit Rural, dhe Dimitris Vartzopoulos, Zëvendësministër i Shëndetësisë.
Sipas informacioneve, riorganizimi i qeverisë do të zhvillohet sot, ndërsa betimi i anëtarëve të rinj të kabinetit është planifikuar për nesër.
Gjithashtu, pritet që edhe Kostas Skrekas të japë dorëheqjen nga pozicioni i sekretarit të Demokracisë së Re.

Lexo edheCilat vende po lëshojnë më shumë pasaporta për personat jashtë BE
Hetimi fokusohet në ngjarje të vitit 2021 dhe përfshin vepra penale si nxitje për shpërdorim besimi, mashtrim kompjuterik, vërtetim i rremë me qëllim përfitimin e paligjshëm. Prokuroria Evropiane ka dërguar në Parlamentin grek dosjen voluminoze që lidhet me një rrjet të organizuar mashtrimi me fondet bujqësore, skandal ky që ka goditur rëndë reputacionin e Qyriakos Mitsotakis, kryeministrit të vendit.
Prokuroria europiane ka hasur pengesë në legjislacionin vendas, pasi për shkak të nenit 86 të Kushtetutës ministrat dhe ish-ministrat kanë amnisti penale për pakujdeshmëritë ose shkeljet e tyre apo të vartësve të tyre gjatë periudhës që ata kanë qenë në detyrë, për shkak të ndarjes së përgjegjësisë penale dhe politike të individëve, një manovër politike e përdorur rëndom gjatë viteve të fundit, cka ka lënë jashtë hetimeve ose ka amnistuar persona me përgjegjësi politike për vepra të ndryshme penale në vend.
Ndaj prokuroria europiane u detyrua të ndajë hetimin për anëtarët e qeverisë dhe t’ia kalojë materialin direkt Parlamentit.














