Tronditet Vushtrria, burri vret gruan e vet dhe një person tjetër
01
Lexo edheThaçi shkoi në Gjermani, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmë Vushtrrinë, pasi që që janë vrarë dy persona në fshatin Vërnicë.
Rastin për Veriu.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se F.S. e ka vrarë gruan e vet dhe një person tjetër.
“Sipas hetimeve të para bëhet e ditur se i dyshuari F. S. 26 vjeç, fillimisht ka vrarë viktimën mashkull J. H. 36 vjeç, më pas ka vrarë viktimën tjetër femër (gruan e tij M.R 28 vjeçe). I dyshuari është arrestuar, si dhe i është konfiskuar një armë”, ka thënë zëdhënësi Zahiti.

Lexo edheThaçi shkoi në Gjermani, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih
Ai nuk ka mundur të tregoj arsyen pse ka ndodhur rastin, por ka bërë të ditur se hetuesit policor janë duke punuar në zbardhjen e plotë të rastit./Veriu.info/