back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeTronditet Peja/ Ia mori vajzat babait për t`ju gjetur punë, tentuan t`i...

Tronditet Peja/ Ia mori vajzat babait për t`ju gjetur punë, tentuan t`i dhunonin grup

Të ngjajshme

Dyshime për manipulim edhe në Rahovec | Ali Dulës së VV-së i hiqen 405 vota pas rinumërimit

Procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë...

Vesa mahnit me linjat, një muaj pas lindjes së vajzës

Modelja Vesa Vllasaliu ka mahnitur ndjekësit me postimin e...

Gjykata Kushtetuese del me vendim: Zgjedhja e Nenad Rashiqit ishte anti-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se...

Dy motra të përkatësisë etnike rome, njëra prej të cilave e mitur, kanë qenë viktima të një sulmi seksual në komunën e Pejës, shkruan Gazeta Sinjali.

18 vjeçarja A. P. dhe motra e saj XH. P, 16 vjeçe (emra të njohur për redaksinë), kanë rënë pre e mashtrimit nga një person i moshës 50 vjeçare, i cili ka tentuar t`i shfrytëzonte ato seksualisht me një grup personash të tjerë, mëson Gazeta Sinjali  nga burimet në Prokurorinë Themelore të Pejës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në fshatin Vitomiricë të komunës së Pejës, teksa i dyshuari A. I, i përkatësisë egjiptiane, kishte shkuar mengjesin e djeshëm tek shtëpia e viktimave dhe i kishte thënë babait të tyre se u ka gjetur punë vajzave si pastruese në shtëpinë e tij.

Babai i vajzave është lajthitur nga i dyshuari dhe i ka liruar vajzat, të cilat kur kishin arritur në lokacionin e incidentit, kishin vërejtur edhe katër persona të tjerë.

Nga ky moment ato e kanë kuptuar se kanë ra pre e mashtrimit dhe ka filluar periudha e tmerrit për to.

Personat e dyshuar pas një periudhe kohore,  rreth mesditës kishin filluar t`i ngacmojnë seksualisht me fjalë pastaj i kanë sulmuar fizikisht viktimat duke tentuar t`i shfrytëzojnë seksualisht. Gjatë këtij sulmi, viktimat kanë pësuar gërvishje dhe lëndime nga veprimet e dhunshme të sulmuesve, merr vesh Gazeta Sinjali.

Të shoqëruara nga prindi i tyre, viktimat e kanë lajmëruar rastin në nënstacionin policor në Vitomiricë. Ato kanë deklaruar para forcave të rendit, se i kanë shpëtuar sulmit në saje të shkathtësive të tyre duke arritur të ikin prej sulmuesve.

Më urdhër të prokurorit, viktimat janë dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa të dyshuarit pas arrestimit i është caktuar masa e ndalimit.

Policia është në kërkim të të dyshuarve të tjerë të përfshirë në këtë rast, identiteti i të cilëve është i njohur për policinë. 

Të Fundit

Sport

ShowBiz