BallinaJetëKurioziteteTronditëse në Itali/ Ishte vrarë nga ish-partneri i saj, persona të panjohur...

Tronditëse në Itali/ Ishte vrarë nga ish-partneri i saj, persona të panjohur hapin varrin e një modeleje 29-vjeçare dhe marrin kafkën

Të ngjajshme

Shoferi godet automjetin zyrtar, lëndohen dy policë

Dy policë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar...

Tentuan të hyjnë në Britani të fshehur në kamion, arrestohen dy shqiptarë

Dy shqiptarë janë vënë në pranga, ndërsa janë kapur...

Kosova ‘pushton’ mediat ndërkombëtare: Finalja me Turqinë në fokus

Kosova është një nga tetë kombëtaret që kanë arritur...

Një zhvillim i rëndë dhe tronditës ka dalë në dritë në rastin e vrasjes së 29-vjeçares Pamela Genini në Milano, pasi persona të panjohur dyshohet se kanë përdhosur varrin e saj dhe i kanë marrë kafkën, pesë muaj pas vdekjes.

Sipas mediave italiane, zbulimi makabër u bë të hënën, më 30 mars, nga punonjësit e varrezave, të cilët konstatuan se arkivoli ishte hapur me forcë dhe një pjesë e trupit mungonte. Autoritetet dyshojnë se në këtë akt mund të jenë përfshirë tre deri në katër persona, ndërsa motivi mbetet ende i paqartë.

Hetimet janë në zhvillim dhe rasti po trajtohet si përdhosje e trupit të pajetë dhe vjedhje e një pjese të tij, vepra që sipas ligjit italian dënohen deri në shtatë vite burg.

Ngjarja rikthen në vëmendje vrasjen brutale të modeles në tetor të vitit 2025. 29-vjeçarja u gjet e pajetë në ballkonin e apartamentit të saj, e goditur me më shumë se 20 herë me thikë. I dyshuari kryesor për krimin është ish-partneri i saj, biznesmeni 52-vjeçar Gianluca Soncin.

Sipas hetimeve, ai dyshohet se e kishte përndjekur dhe kishte ushtruar presion ndaj saj për t’u ribashkuar pas ndarjes. Autoritetet besojnë se ai hyri në banesën e saj duke përdorur çelësat që kishte ende në posedim.

Pak para sulmit, viktima kishte paralajmëruar një shoqe për frikën që ndiente ndaj ish-partnerit, ndërsa dëshmitarët raportuan se ajo u dëgjua duke kërkuar ndihmë gjatë momentit të sulmit.

Pas ngjarjes, i dyshuari tentoi t’i japë fund jetës duke plagosur veten në qafë, por mbijetoi. Ai ndodhet në paraburgim dhe përballet me akuza për përndjekje dhe vrasje, ndërsa hetimet për përdhosjen e varrit vijojnë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz