BallinaTronditëse, drenicaku fle rrugëve të Londrës për të siguruar para për shërimin...

Tronditëse, drenicaku fle rrugëve të Londrës për të siguruar para për shërimin e vajzës

Ky është një rrëfim tronditës për Ali Halitin. Ai po fle nëpër trenat e Londrës. Ai ka udhëtuar në Angli për shkak se vajza e tij ka nevojë për trajtim jashtë vendit dhe shteti i Kosovës nuk ia mundëson një gjë të tillë. Ali Haliti nga fshati Poklek ka shkuar në Londër përpara 3 muajsh. Ai është duke kërkuar punë si dhe ndihmë për vajzën e tij që vuan nga epilepsia.
Shteti i Kosovës duket se nuk i ka ofruar ndihmë. Sipas bashkëatdhetarëve që e kanë takuar në Londër, Haliti punon gjatë natës në mënyrë të jashtëligjshme. Këtë ai po e bën për të siguruar para për shërimin e të bijës. Sipas rrëfimeve që vijnë nga Londra, Ali Haliti ka kërkuar nga Ambasada e Kosovës që të kthehet nga Anglia në Kosovë.